LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik Duncan, uron Maqedoninë për qeverinë e re

Ministri britanik Duncan, uron Maqedoninë për qeverinë e re

Ministri për Evropë Alan Duncan ka uruar Maqedoninë për përparimin pozitiv pas krizës së tejzgjatur politike. Duncan në një njoftim thotë se formimi i Qeverisë së Maqedonisë është mundësi që vendi të bashkohet për interesat e gjithë qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Uroj Maqedoninë për formimin e qeverisë së re. Kjo është një mundësi që gjithë vendi të bashkohet për interesat e gjithë qytetarëve në Maqedoni dhe rajon. Do të bashkëpunojmë me qeverinë e re, që gjatë punës së tyre të realizojnë reforma të rëndësishme, sidomos forcimin e sundimit të së drejtës dhe përparim në rrugën e integrimeve në institucionet euroatlantike”, thotë Duncan./Telegrafi/