LAJMI I FUNDIT:

Këta janë dy ligjet e para që pritet të votohen sot në Kuvendin e Maqedonisë

Këta janë dy ligjet e para që pritet të votohen sot në Kuvendin e Maqedonisë

Në mesditën e sotme do të fillojë seanca e katërt e Kuvendit të Maqedonisë ku në rend dite është zgjedhja e anëtarëve të komisioneve parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipa AIM-së, në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Zgjedhje dhe ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha këto me procedurë të shkurtuar.


Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, me procedurë të shkurtuar, është bërë nga deputetët Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi. Me këtë ndryshim propozohet që zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunal dhe kryetarët komunal të mbahen në gjysmën e parë të tetorit.

Me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme parashihet heqja e testimit ekstern./Telegrafi/