LAJMI I FUNDIT:

Eminem po rikthehet? Klipi misterioz në Instagram paralajmëron një projekt befasi (Video)

Eminem po rikthehet? Klipi misterioz në Instagram paralajmëron një projekt befasi (Video)

Reperi me famë botërore Eminem ka qenë shumë i kursyer në lëshimin e projekteve të reja viteve të fundit. Mund të përmendim këtu vetëm këngët “Big Sean” dhe “Skylar Grey”.

Por, duket se Marshall Mathers (kompania e tij menaxhuese) ka në plan rikthimin e reperit me një projekt të ri krejtësisht të papritur nga fansat.


“Përvjetori i ‘Eminem Show’ vjen së shpejti”, shkruhet në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Eminem në Instagram, shkruan DailyStar, transmeton Telegrafi.

E konfirmuar: Ariana Grande koncert humanitar në Mançester, bashkë me të edhe shumë yje të njohur (Foto)
Lexo po ashtu E konfirmuar: Ariana Grande koncert humanitar në Mançester, bashkë me të edhe shumë yje të njohur (Foto)

E themeluar në maj të vitit 2002, ‘The Eminem Show’ përcolli albumin e 44 vjeçarit të prodhuar nga Marshall Mathers, duke e kthyer atë në një super yll global.

Rekordi i vlerësuar në mënyrë kritike, tregoi se albumi i Eminem u shit në më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, duke pushtuar tabelat në SHBA, Australi, Kanada, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Ndërkohë nga kjo video e publikuar, shumë fansa kanë filluar menjëherë të aludojnë se për çfarë befasie bëhet fjalë, ndërkohë që shumica shpresojnë që të jetë një këngë e re ose album.

Të gjitha lajmet për reperin e njohur Eminem
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për reperin e njohur Eminem

“Me të vërtetë shpresoj se është një album i ri – ai do të jetë pjesë e shumë festivaleve këtë verë, kështu që unë jam i sigurt që është album”, shkruante një nga komentuesit.

Një tjetër tha: “Ai është nga më të mëdhenjtë e muzikës së bashku me Jay Z”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BUka3lyFC2q