LAJMI I FUNDIT:

Merret në pyetje drejtori i neurologjisë në Shkup, dyshohet se ka kërkuar ryshfet

Merret në pyetje drejtori i neurologjisë në Shkup, dyshohet se ka kërkuar ryshfet

Drejtori i klinikës së neurologjisë, Aleksandar Çaparoski, disa orë me radhë ka qëndruar dje në polici ku është marrë në pyetje për dyshime korruptive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas 24Vesti, bëhet fjalë për një rast të një 14 vjeçari të sëmurë që duhet të dërgohet për shërim jashtë shtetit, por që Çaparoski i ka kërkuar para të atit të fëmijës, për t’i dhënë udhëzim dhe mendim mjekësor.

MPB-ja e ka vërtetuar rastin se çështja ka të bëjë me një njoftim për korrupsion, por nuk ka zbuluar detaje tjera./Telegrafi/