LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian pret fushatë dhe zgjedhje demokratike në Kosovë

Bashkimi Evropian pret fushatë dhe zgjedhje demokratike në Kosovë

Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian përmes një komunikate për media ka sqaruar punën që ky mision do të bëjë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.

“Në përgjigje të ftesës nga Presidenti i Kosovës, Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision Vëzhgues për Zgjedhjet për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor. Pas zgjedhjeve lokale në vitin 2013 dhe zgjedhjeve parlamentare në 2014, kjo është hera e tretë që BE vendos një mision vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë”, sqarohet në këtë komunikatë.

Bazuar në komunikatë, Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka emëruar Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian, si Shef të Misionit Vëzhgues.


Mogherini ka deklaruar se këto zgjedhje do të jenë një mundësi e mirë që qytetarët e Kosovës të shprehin vullnetin e tyre. Ajo ka folur edhe për punën e këtij misioni.

“Nën udhëheqjen e zotëri Peterle, jam i bindur se Misioni i Vëzhgimit i Zgjedhjeve do të ofrojë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Kosovës. Ky mision vëzhgues konfirmon mbështetjen e BE-së për Kosovës. Ne presim që të gjitha partitë politike, udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës të sigurojnë që këto zgjedhje dhe fushata të zhvillohen në përputhje me standardet demokratike evropiane”, ka thënë Mogherini, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa shefi i misionit vëzhgues, Alojz Peterle, deklaroi se për të është e rëndësishme që të udhëheq këtë mision.

“Unë jam shumë i nderuar që udhëheq Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë. Besoj që të gjithë palët e interesuara do të kontribuojnë për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë paqësore, transparente dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Peterel.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve ka ardhur në Kosovë më 16 maj. Një ekip i përbërë prej 7 analistëve zgjedhor do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të zgjedhjeve dhe do të kryej një vlerësim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

Këtij ekipi më 26 maj i janë bashkuar edhe 16 vëzhgues që do të vendosen në tërë Kosovën dhe më pas më 7 qershor në Kosovë do të jenë edhe 32 vëzhgues të tjerë.

Gjithashtu edhe një delegacion i Parlamentit Evropian dhe diplomatëve nga vendet anëtare të BE-së të akredituara në Kosovë do të përforcojë misionin në ditën e zgjedhjeve.

Menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, misioni do të lëshojë një deklaratë paraprake të gjetjeve, por do të mbajë edhe një konferencë për media në Prishtinë. Një raport përfundimtar, duke përfshirë rekomandimet për proceset e ardhshme zgjedhore, do të paraqitet në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të gjithë procesit zgjedhor.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori