LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli i përgjigjet Vetëvendosjes, flet për Astrit Deharin (Video)

Kadri Veseli i përgjigjet Vetëvendosjes, flet për Astrit Deharin (Video)

Disa studentë të fakultetit të mjekësisë kanë ndërhyrë në aktivitetin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në QKUK.

Ata kanë kërkuar drejtësi për Astrit Deharin i cili ishte gjendur i vdekur në burgun e Prizrenit.

Menjëherë pas fjalimit të Veselit, studentët kanë ndërhyrë duke thirrur “Drejtësi për Astritin” dhe “Hajnat në burg”.


Me këtë rast, ka reaguar edhe vet Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Astrit Dehari ka qenë një i ri që duhet ta respektojnë të gjithë e jo të manipulohet në emër të tij.

“Astrit Dehari ka qenë një i ri që duhet ta respektojmë. Gjithmonë Astrit Dehari, mirëpo mos i manipuloni të rinjtë”, ka thënë Veseli, transmeton zeri.info.