Me hyrjen në fuçi të tarifave të reja të energjisë eklektike nga 1 prilli i këtij viti, ka filluar edhe balancimi i tregut të energjisë elektrike nga ana e Operatorit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).
Zyrtarët e KOSTT-it kanë thënë se pjesëtarët e tregut, janë pjesë e mekanizmit balancues dhe janë përgjegjës për jobalancet nëse i shkaktojnë.
Zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami-Rama ka thënë se mekanizmi balancues implementohet nga Operatori i Sistemit (KOSTT) kurse rregullat dhe funksionimi komercial, duke përfshirë kalkulimin e jo balanceve, i këtij mekanizmi është përgjegjësi e Operatorit të Tregut (KOSTT).
“Të gjithë pjesëtarët e tregut, me skedulime të regjistruara të Operatorit i Tregut (KOSTT), janë pjesë e mekanizmit balancues dhe janë përgjegjës për jobalancet që i shkaktojnë. Devijimi nga pozita e tyre e nominuar i bën ata përgjegjës për pagesën e çmimit të jobalancit i cili duhet të jetë në proporcion me kostot e balancimit”, tha ajo.
Nga ana tjetër, palët tregtare, sipas Bajrami– Rama, do të mund të dorëzojnë te KOSTT-i ofertat e tyre për ngritje respektivisht zbritje në përputhje me të cilat ata pranojnë të ndryshojnë nominimet e tyre fizike, nëse kërkohet nga Operatori i Sistemit.
“Me fillimin e implementimit të mekanizmit balancues pagesa mujore mes palëve bëhet në bazë të vlerave të nominuara dhe të aprovuara nga KOSTT”, ka thënë ajo duke treguar se kanë zhvilluar “Metodologjinë për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit dhe Çmimit të Kompensimit”.
Zëdhënësja e KOSTT-it ka treguar gjithashtu se nga fundi i vitit të kaluar ka filluar faza testuese e mekanizmit.
“Operatori i Tregut (KOSTT) nga data 1 tetor 2016 ka filluar fazën testuese të mekanizmit balancues pa implikim financiar, sipas rekomandimeve të ZRRE-së”, ka thënë Bajrami – Rama.
Sipas saj, KOSTT është licencuar nga ZRRE për Operimin e Sistemit të Transmisionit, si dhe për Operimin e Tregut të Energjisë.
“Sipas Licencës për Operimin e Tregut të Energjisë – Operatori i Tregut (KOSTT) ushtron aktivitetin lidhur me menaxhimin e tregut të energjisë elektrike por përjashton blerjen apo shitjen e energjisë elektrike, në pajtueshmëri me Rregullat e Tregut. Prandaj, KOSTT nuk merret dhe nuk është e licencuar për import dhe eksport të energjisë elektrike”, ka bërë të ditur zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami -Rama.
Ndërkaq, zëdhënësja e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Adelina Murtezaj ka thënë se funksionet e secilit të licencuar janë të theksuara në Ligjin për Energjinë elektrike.
“Në bazë të ligjeve, rregullave dhe licencave, KOST është përgjegjës për operimin me Sistemin e Transimisionit dhe Tregun, KEK është prodhues i energjisë, KEDS është përgjegjës për distribuimin e Energjisë ndërsa KESCO është përgjegjës për furnizim, import dhe eksport të energjisë varësisht nga kërkesa për konsum vendor”, ka thënë ajo.
Murtezaj ka theksuar se edhe KEK-u mund ta vendos energjinë e saj në treg.
“Furnizuesit dhe tregtarët janë të licencuar për furnizim, import dhe eksport të energjisë po ashtu KEK, bazuar në ligjet në fuqi ka të drejtë të vendos energjinë e tij në treg të lirë”, thekson zëdhënësja e ZRRE-së.
Ndryshe tarifat e reja kanë hyrë në fuqi nga data 1 prill i këtij viti, ku Bordi i ZRRE-së ka miratuar tarifat e ditës dhe natës. Tarifat e ditës, një kilovat kushton 7 centë, e tarifat e natës, 3 centë për kilovatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje