I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti të hënën pasdite mbajti një tryezë bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës, me ç’rast ka thënë se lista e këtij koalicioni do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.
Ai ka theksuar se janë tri shtylla kryesore për qeverisjen e këtij koalicioni, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi në BE.
Hoti theksoi po ashtu se ky koalicion është koalicion i shpresës dhe vetëm kështu do ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, sikur që ka qenë Rugova për shtet ndërtim.
Sipas tij, me qeverisjen e tij do të ndryshohet gjendja e shëndetësisë dhe më 12 qershor, ky koalicion do të filloi ta implementoi programin qeverisës, si fitues i zgjedhjeve.
“Ky është koalicion i shpresës, ky është koalicion i të ardhmes, nuk është as koalicion i territ, as kolaicon i muskujve, por është koalicion mendjeve më të mira, I duarve më të pastra që ka ky vend. Unë jam shumë i nderuar që i prij kësaj liste. Programi ynë është i thjesht, shumë i thjesht me tri shtylla kryesore: zhvillim ekonomik, punësim, të ardhura dinjitoze, rend dhe ligj, dhe luftë të pa kompromis kundër korrupsionit. Integrime dhe integrim në NATO. Unë ju garantoj se me njerëzit që kemi në listë dhe me plotë të tjerë që nuk janë në listë, por që janë pjesë e LDK-së, kemi me quar përpara dhe pres me pa durim që të fillojmë punën më datën 12 qershor”, theksoi Hoti.
Duke ofruar arsim cilësor, Hoti i ka garantuar të rinjtë për depolitizimin e arsimit, dhe theksoi që puna praktike do të jetë me pagesë për një vit pas mbarimit të arsimit dhe mbështetje për çdo ide për biznes.
“Unë dua me ju thënë një gjë për të rinjtë, se duam me ju ofruar modelin me të mirë që mundet me pas dikush, profesor universitar, deputet të jashtëzakonshëm, ekip i jashtëzakonshëm që na u ka bashkuar. Andaj ky është modeli që ne ju ofrojmë. Ne ju ofrojmë brezi të Republikës, pasurinë e pashtershme të LDK-së, prej familjes Rugova. Janë dy çështje kryesore tek politikat rinore që kemi zhvilluar dhe kemi bërë pjesë të programit, të cilin besoj që nga sonte veç e keni në duart e juaja. E para është puna praktike me pagesë për një vit pas mbarimit të arsimit dhe e dyta mbështetje për çdo ide për biznes të ri që mund ta filloni”, theksoi Hoti.
Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa, ka theksuar se vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa paraqet zgjidhje për vendin.
Ai tha se është me rëndësi me fituar programi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, sepse sipas tij veç ky program ka me bërë Kosovën të tillë, që të rinjtë mos me kërkuar të ardhmen jashtë kufijve të vendit.
“Për neve është me rëndësi me fituar ky program, sepse veç ky program i përbashkët ka me bërë Kosovën e tillë që ju mos me kërkuar të ardhmen jashtë kufijve të vendit tonë. Shumica nga partitë tjera janë duke folur njëjtë sikur ne, por programi jonë është i pa kontestueshëm, s’ka me mundur as një ekspert i asnjë partie tjetër me thënë këtë ‘e keni gabim’, kjo nuk ju realizohet. Ju garantoj nuk ka ekip më të mirë se atë që e udhëheq Avdullah Hoti”, deklaroi Deda.
Nga ana e tij, Lumir Abdigjiku, i cili kohë më parë aderoi në LDK, ka thënë se në këtë parti ka njerëz që punojnë 24 orë. Ai tha se derën në këtë parti ia kanë hapur si Kujtim Shala, Vjosa Osmani dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.
Fidan Rekaliu nga Forumi Rinor i LDK-së tha se rinia e këtij subjekti ka besimin e plotë se Avdullah Hoti do të punojë për të ardhmen e këtij vendi, raporton KosovaPress
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj