LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Jam i lumtur sepse ky është sezoni im më i vështirë

Mourinho: Jam i lumtur sepse ky është sezoni im më i vështirë

Manchester United fitoi Europa Ligën pasi mposhti Ajaxin në finale, me rezultatin 2-0, duke i shtuar dhomës së trofeve, të vetmin trofe që i mungonte.

Trajneri Mourinho nuk e fshehu lumturinë e tij për këtë fitore të dyfishtë, pasi krahas trofeut, Manchester fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në grupet e Champions League, në edicionin e ardhshëm.


“Jam shumë i lumtur. Ky ishte sezoni më i vështirë në karrierën time. Arritëm të fitojmë një trofe shumë të rëndësishëm dhe gjithashtu të rikthehemi në Champions League. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, duke u treguar dukshëm më të fortë se kundërshtari”, u shpreh Mourinho.

Trajneri portugez vlerësoi edhe ëayne Rooney-n, të cilin pavarsisht se nuk e aktivizoi në finale, e cilësoi si një futbollist mjaft të përshtatshëm dhe të dobishëm për ekipin, duke i kërkuar të qëndrojë edhe në vijim me “djajtë e kuq”.

I pyetur për planet e merkatos, Mourinho u përgjigj: “Ed Woodward e ka listën time, çfarë dua dhe çfarë do të më pëlqente gjatë këtyre muajve të verës. Tani çdo gjë është në dorë të tij dhe të pronarëve. Këto dy muaj, nuk më bëhet vonë për futbollin. Jam me pushime!”

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori