A do të përfshihet Deklarata Politike Shqiptare në programin qeveritar të Zoran Zaevit? (Video)
TV21 shkruan se disa pika të Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare siç shihet nga dokumentet nuk përputhen dhe nuk janë pjesë e Programit qeveritar të mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev.
Në dy pikat e para të Deklaratës së partive shqiptare thuhet:
“Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike. Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956.”
Por kjo çështje nuk figuron në Programin qeverisës, ku thuhet:
“Qeveria asnjëherë nuk do të lejojë tentativat për ndryshimin e identitetit nacional, gjuhësorë dhe kulturor të popullit maqedonas, si dhe të cilës do bashkësi etnike në R.M. Qeveria do të fokusohet në bashkëpunimin rajonal dhe atë ndër fqinjësor”, thuhet në Programin qeverisës të LSDM-së: RM– Anëtare e NATO-s dhe BE-së, faqe 13 paragrafi 5.
Partitë politike shqiptare nënshkruese të Deklaratës, në pikën e tretë kërkojnë që gjuha shqipe dhe alfabeti i saj të jetë zyrtare sikur gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
“Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, Pika e tretë e Deklaratës së përbashkët të partive poltike shqiptare.
Por edhe kjo pikë komentohet ndryshe në paragrafin e dytë të kapitullit “Ndërtojmë një shoqëri për të gjithë” në programin qeveritarë të mandatarit Zaev.
“Do të përkrahim politikën gjuhësore në pajtim me nevojat dhe interesat e qytetarëve, bashkësive të ndryshme etnike dhe të tërë shtetit. Në këtë drejtim, qeveria do të propozojë zgjidhje ligjore për përdorimin e gjuhëve, me të vilat do të zgjerohet përdorimi i gjuhës zyrtare që e flasin së paku 20% e qytetarëve, respektivisht gjuhës shqipe, në kuadër të përcaktuar e Amendamentin V të Kushtetutës së RM” Programi qeverisës i LSDM-së: RM– “Ndërtojmë një shoqëri për të gjithë”-së Faqe 18 paragrafi 2.
Në këtë paragraf thuhet se do të përkrahet zgjerimi i gjuhës shqipe, në kuadër të përcaktimeve të Amendamentit të V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, por ja çfarë thotë ky amendament që zëvendëson nenin e 7 të Kushtetutës së Maqedonisë:
“Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen”.
Se disa nga pikat e Deklaratës së përbashkët po bien e poshtë, e tha mbrëmë edhe një nga nënshkruesit e saj.
“Pikat kryesore të asaj Deklarate janë të përfshira në programin qeveritarë po ka çështje në atë Deklaratë politike të cilat do të shtrohen për diskutim publik”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (23.05.2017).
Ndërsa, kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela insiston në përmbushjen e plotë të pikave të Deklaratës së partive shqiptare.
“100 herë e kam thënë që unë nga Deklarata e shqiptarëve nuk heq dorë sepse është njësoj si të heq dorë nga ardhmëria e fëmijës tim. Patjetër se do të insistojmë”, tha Ziadin Sela – Kryetar i LR-PDSH-së.
Edhe Bilall Kasami nga Lëvizja “Besa” thotë se parim për pjesëmarrje në qeveri do të jetë implementimi i pikave të Deklaratës në programin qeverisës të LSDM-së.
“Një ndër parimet mbi të cilat do të nisin bisedimet e Lëvizja Besa për pjesëmarrje në qeveri, do të jetë implementimi edhe i pikave dhe kërkesave të dala nga deklarata e partive parlamentare shqiptare”, u shpreh Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa në Emisionin Click Plus në TV21.
Mandatari Zoran Zaev në ditën që e mori mandatin nga Ivanov dha edhe garancitë që iu kërkuan:
“As një dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim I cili do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e përmendura më sipër, nuk mund të jenë kusht e as bazë për formim ose funksionim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, tha Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së 17.05.2017.
Nga ana tjetër, Kjo deklaratë e përbashkët e partive shqiptare ishte në shënjestër të akuzave nga OBRM-PDUKM, se ajo është përpiluar dhe nënshkruar në Tiranë dhe që është në kundërshtim me interesat shtetërore të Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025