Bizneset “Sigal Uniqa Group Austria”, “Deloite”, “Porsche Kosova”, “BpB” dhe “Asseco” janë anëtarësuar në Këshillin e Investitorëve Evropian (KIE).
Kryetari i Bordit të KIE-së, Robert Erzin, tha se KIE ka investuar më shumë se 1 miliard euro dhe punësimin e 8 000 punëtorëve, raporton Ekonomia Online.
“Që nga viti 2014 këshilli i KIE është bërë shoqata më rëndësishme e biznesit e cila përfaqëson fuqishëm interesat e investitorëve evropian, e cila ka arritur që të krijoj kanale të fuqishme të bashkëpunimit dhe komunikimit me Zyrën e BE në Kosovë, Qeverinë e Kosovës si dhe të ndikojë në politikat publike dhe të jetë zëri kryesor i biznesit evropian në Kosovë”, tha ai.
“Krijimi i një platforme të tillë me ndikim zakonisht merr kohë, por që KIE me dialogun e investimeve dhe duke qenë anëtar në shumë platforma të afarizmit dhe pjesëmarrëse në komisione qeveritare në baza të rregullta ka arritur që të luaj rol të rëndësishëm në këtë sferë”, tha Erzin.Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u shpreh e lumtur për anëtarësimin e këtyre bizneseve në KIE, duke thënë se investimet janë shumë të rëndësishme për Kosovën.“Dua ti komplimentoj të gjithë anëtarët që e kanë mbajtur Këshillin si shtyllë për ekonominë e Kosovës. Ndikimi i investimeve është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Është zëri dhe adresa kryesor për investitorët ekzistues edhe ata të rinjtë”, tha Apostolova.
“MSA-ja është shtyllë tjetër e rëndësishme që lidh BE me Kosovën në shumë sektorë dhe në të drejtat në tregti, në eksport… Ajo është një testament për përkushtimin në agjendën evropiane. Dje, BE ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj për reforma ekonomike në Kosovë të cilat nëse aplikohen në mënyrë të duhur ato do të kenë ndikim të madh në ekonominë e Kosovës”, theksoi Apostolova.Zv.drejtori i Bankës “BpB”, Artan Sadiku, tha se fokusi i saj është te bizneset e vogla dhe të mesme “dhe ne kemi për të dhënë kontributin tonë në Këshill edhe përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë”.
Në fund anëtarëve iu shpërndanë certifikatat e anëtarësisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?