LAJMI I FUNDIT:

Tuna zbulon pak nga dhoma e Tianit (Foto)

Tuna zbulon pak nga dhoma e Tianit (Foto)

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu – Tuna është duke shijuar një ndër periudhat më të bukura në jetën e saj.

Ka vetëm pak javë që ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Tian.


Tani ajo dhe Patrisi janë të fokusuar të dy tek rritja e djalit, dhe në çdo moment pranë vetes kanë mrekullinë e tyre.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata gjithashtu po jetojnë së bashku në shtëpinë e tyre të re, ndërsa Tuna është ajo e cila u ka prezantuar fansave një nga dhomat më të veçanta të shtëpisë saj, pikërisht me dhomën e Tianit.

Në një imazh të publikuar në InstaStory, Tuna shfaq derën e hyrjes për në dhomën e të voglit, e cila është rregulluar me detaje dhe shkronja të cilat formojnë emrin “Tian” që në hyrje, ndërsa ngjyrat e përdorura brenda dhomës janë blu dhe e bardhë. /Telegrafi/