LAJMI I FUNDIT:

Ramadani prezanton në Vjenë përpjekjet kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Ramadani prezanton në Vjenë përpjekjet kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Burim Ramadani, ka diskutuar në Vjenë mbi përpjekjet në Kosovë dhe më konkretisht aktivitetet e shoqërisë civile, SPRC-së dhe RREJTIT, në Kosovë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.
Ramadani po merr pjesë në Konferencën e OSBE-së Kundër Terrorizmit që po mbahet në Vjenë, me ftesë të OSBE-së në Kosovë, e cila ka bërë një varg aktivitetesh gjatë viteve të fundit në ketë fushë.
Së bashku me përfaqësuesin nga OSBE në Kosovë, Naim Hoxha, dhe përfaqësuesen nga UNDP në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, sot në Vjenë kanë diskutuar në Panel të veçantë për përpjekjet e Kosovës kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ramadani ka prezantuar të gjeturat e Raportit të SPRC-së mbi faktorët ndikues në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm, duke fokusuar domosdoshmërinë e aktivizimit të plotë të komunitetit dhe iniciativave lokale në parandalizimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“E tëra ndodh në komunitet, prandaj komuniteti është mekanizmi kryesor për t’u përballur me këtë dukuri”, tha Ramadani.
Ai ka prezantuar edhe Rrjetin e Organizatave Partnere kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të themeluar nga SPRC dhe 10 organizata lokale në Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik, në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga USAID/ATRC. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori