Vlora Haxhimehmedi është 33 vjeçare dhe vjen nga komuna e Mitrovicës. Ajo është kthyer nga Norvegjia për t’u angazhuar në politikë në vendlindjen e saj, përkrah Lëvizjes Vetëvendosje!.
Që nga viti 1991 ajo kishte emigruar së bashku me prindërit dhe dy vëllezër në Suedi, duke u shpërngulur më pas në Norvegji në vitin 1993, ku ka qëndruar deri më tani.
Vlora është angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje!, që nga qershori i vitit 2005 duke ndihmuar këtë organizatë në degën e saj në Norvegji.
Kur ky subjekt politik hyri në bashkëqeverisje me AKR-në në Komunën e Mitrovicës, ajo u emërua Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë, me ç’rast edhe është shpërngulur në Kosovë dhe ushtron këtë funksion.
Vlora thotë se përvoja në institucionin shëndetësor publik ka qenë jashtëzakonisht e vlefshme për të, duke i ndihmuar kështu që të njohë për së afërmi problemet e qytetarëve në vend.
“Duke parë rëndësinë e kontributit dhe inkuadrimit të bashkatdhetarëve, Lëvizja e pa të arsyeshme të më ftojë për të ushtruar detyrën e Drejtoreshës. Si shqiptare me vendbanim 26-vjeçar jashtë Kosovës, kështu e pashë një mundësi për të implementuar mënyra të reja të sistemit të punës dhe rutinës”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Sipas saj pavarësisht problemeve me të cilat është ballafaquar pas kthimit në vendlindje, ajo ka arritur që të adaptohet dhe të punojnë me bashkatdhetarët e saj.
“Edhe pse kthimi ishte i vështirë në fillim shkaku i mënyrës së ndryshme të të punuarit, sidomos si vajzë, si e rritur dhe e shkolluar jashtë Kosovës dhe me mentalitet të përzier shqiptaro-norvegjez, arrita të adaptohem falë mbështetjes së madhe të shokëve dhe shoqeve ne Lëvizje. Së bashku me ta krijuam mundësinë për të bërë ndryshime rrënjësore në insitucionin parësor shëndetësor në Mitrovicë”, ka thënë Haxhimehmedi.
Tani Vlora është kandidate për deputete nga radhët e kësaj Lëvizje. Ajo mendon që roli i diasporës në ndërtimin e shtetit të Kosovës është shumë i madh.
“I kisha sugjeruar të gjithë bashkatdhetarët me vendbanim në mërgim që te bëjnë të njëjtën përvojë. Kosova ka nevojë për pikëpamje të ndryshme që çojnë në zhvillim të qëndrueshëm, dhe jam e bindur që bashkatdhetarët mund të luajnë një rol kyç në këtë aspekt”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Haxhimehmedi ka përfunduar Master në shkenca juridike në Universitetin e Oslos në Norvegji. Nga viti 2008 – 2016 ka punuar si avokate dhe Tax Manager në Ernst & Young.
Gjithashtu dy vitet e fundit ka punuar në Wilhelmsen Ship Management (Norway) AS në Lysaker në Norvegji si avokate/International Creë Tax Manager
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'