Zhvillimi ekonomik në Kosovë, gjatë qeverisjes së fundit nga partnerët e koalicionit: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është thënë se ka shënuar përmirësim.
Jo rrallë është dëgjuar për rritje ekonomike, ulje të shkallës së papunësisë, miratim ligjesh për sigurinë e investitorëve të huaj, rritje të buxhetit e përmirësim të mirëqenies sociale.
Por, që prej shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilave u ka paraprirë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit në largim, Isa Mustafa – mocion ky i ngritur nga partitë opozitare dhe i mbështetur nga partneri në koalicionin qeverisës, PDK – rezultatet e përmendura në ekonomi kanë filluar të ndryshojnë, të paktën sipas Partisë Demokratike.
Një postim i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, në Facebook, më 12 maj.
Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon t’i numërojë të arriturat ekonomike gjatë qeverisjes, anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se në Qeverinë Mustafa ka munguar fuqia e vendimmarrjes.
Besim Beqaj, nga kjo parti, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pritur që gjatë kësaj qeverisjeje të përmirësohen kushtet e sektori privat, ambienti për investitorë të huaj, të ketë rritje të shkallës së punësimit, pushime tatimore dhe në përgjithësi zhvillim ekonomik, pasi, siç thotë ai, programi qeverisës ka qenë i përmbushur me projekte.
“Të gjitha këto që po i them, kanë qenë suksese potenciale, të cilat i kemi pritur edhe ne si koalicion, por për të cilat ka rezultuar se nuk ka fuqi të vendimmarrjes. Andaj, ka ardhur deri te shkëputja e bashkëpunimit në mes të dy partive dhe kthimi i besimit të sovranit, te qytetari i Kosovës”, thotë Beqaj.
Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës thonë se Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e zotit Mustafa, ka bërë kthesë të rëndësishme pozitive në aspektin ekonomik.
Muhamet Mustafa, nga kjo parti, thotë se rezultatet nuk kanë munguar, përkundër një situate të ashpër politike “me një luftë primitive politike për pushtet”.
“Kemi arritur të dinamizojmë zhvillimin ekonomik apo rritjen ekonomike prej 2 -3% në vite të caktuara… Kemi arritur që me pakon fiskale të përmirësojmë gjendjen e bizneseve në Kosovë. Janë rritur investimet vendore dhe ndërkombëtare. Buxheti është konsoliduar. Dhe, ajo që është me rëndësi, kjo qeveri ka mbuluar një borxh prej 140 milionë eurosh”, thotë Mustafa.
Zgjedhjet e parakohshme ia ndalin ‘hovin’ zhvillimit ekonomik
Por, Besim Beqaj thotë se këto rezultate janë arritur duke u bazuar në dokumentacionin e hartuar gjatë, siç shprehet ai, “Qeverisë Thaçi 2” .
Qeveria “Thaçi 2” është krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2010, me koalicion midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.
“Kemi pritur se Qeveria Mustafa në mënyrë profesionale do t’i qaset vazhdimit të reformës dhe vendimeve që do të bëjnë ‘bum’ në ekonomi. Por, realisht ka dalë që, tërë kohën, qeveria ka punuar mbi bazën e dokumenteve, të cilat janë hartuar dhe analizuar në Qeverinë Thaçi 2 dhe ka munguar vendimmarrja“, thotë Beqaj.
Muhamet Mustafa, nga LDK-ja, e quan këtë retorikë boshe dhe thotë se gjatë kësaj qeverisjeje janë adresuar shumë çështje, të cilat as që janë përmendur në qeverisjen Thaçi 2.
“Retorikë e paargumentuar, në mënyrë që të krijohet një pretekst që gjoja duhet të bie qeveria. Natyrisht që ata (PDK) nuk kanë asnjë argument t’i arsyetojnë këto thënie”, shprehet Mustafa.
Zhvillimi ekonomik në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, ka qenë një nga çështjet kryesore me të cilat janë marrë partitë politike, veçanërisht në periudhë zgjedhjesh. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
India me Golden Eagle!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare