LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti britanik i karburanteve, planifikon largimin e mijëra punëtorëve

Gjiganti britanik i karburanteve, planifikon largimin e mijëra punëtorëve

BP po planifikon të shkurtojë më shumë se 5 për qind të fuqisë së punëtore prej 90 mijë punonjësish si pjesë e një fushate për ulje kostosh.

Gjiganti britanik i naftës u komunikoi punonjësve të enjten se do të shkurtonte rreth 4700 vende pune këtë vit. Kompania gjithashtu tha se do të reduktonte 3000 pozicione kontraktuesish dhe se 2600 prej tyre tashmë janë larguar.

Një zëdhënës i kompanisë tha për CNN se vitin e kaluar “filluam një program shumëvjeçar për të thjeshtuar dhe fokusuar BP-në”, raporton cnn.


Ai shtoi se “ne po forcojmë konkurrueshmërinë tonë dhe po ndërtojmë qëndrueshmëri duke ulur kostot, përmirësuar performancën dhe duke u mbështetur në aftësitë tona dalluese”.

Zëdhënësi theksoi se numri i punonjësve ishte “rritur ndjeshëm” gjatë dy viteve të fundit, pasi BP kishte blerë biznese me fuqi punëtore të mëdha. Ai refuzoi të thoshte se si do të shpërndaheshin shkurtime e vendeve të punës në bizneset dhe rajonet ku operon kompania, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në muajin prill të vitit të kaluar, CEO i BP-së, Murray Auchincloss, caktoi një objektiv për të reduktuar kostot me 2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2026 nga niveli i vitit 2023.

Në komunikatën drejtuar punonjësve të enjten, e ndarë me CNN, Auchincloss tha se kompania kishte ndaluar ose pezulluar 30 projekte që nga qershori dhe kishte rritur përpjekjet për të digjitalizuar operacionet e saj, ndër masa të tjera.

Aksionet e BP u rritën me mbi 1 për qind gjatë mesditës në Londër pas publikimit të lajmit. Aksionet e kompanisë ranë me pothuajse 16 për qind gjatë vitit 2024, ndërsa Auchincloss u përpoq të qetësonte shqetësimet e investitorëve mbi strategjinë e tranzicionit energjetik të kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori