Drejtori i Departamentit për Diasporën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, thotë se zgjedhjet e 11 qershorit po afrohen e me zgjedhjet po afrohet edhe ndryshimi i madh në qeverisjen e Kosovës, por fajëson KQZ-në për dështimin në ofrimin e mundësisë së votimit më të lehtë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe ketë radhë ka dështuar me ose pa qëllim në ofrimin e mundësisë së votimit të lehtë dhe pa shumë procedura burokratike për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Sipas KQZ-së, vetëm një numër i vogël i aplikacioneve në krahasim me numrin e madh të të qytetarëve të interesuar të votojnë nga diaspora kanë ardhur deri më tani në KQZ”, thotë Jahja Lluka, transmeton Telegrafi.
Më tej ai thotë se “Vota e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë është shumë e rëndësishme për lidhjen mes gjeneratës së re me Kosovën. Pastaj angazhimin në jetën politike e zhvillimore të qytetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme, por edhe njohja e tyre me problemet e ndryshme politike, sociale e zhvillimore të Kosovës. Politikanët kosovarë, partitë politike por edhe qytetarët e Kosovës, për çdo ditë proklamojnë interesin e tyre për diasporën, bëjnë thirrje për investime, por një pjesë e tyre duket e pa interesuar që t’ju ofroj edhe mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës”.
“Qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës e kanë pasur të pamundur dy ditët e fundit t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në e-mailat zyrtar të ofruar nga KQZ”.
“Sipas përgjigjeve automatike nga e-mailat e ofruar nga KQZ, ata janë stërngarkuar, e si pasoj nuk pranojnë më shumë e-maila nga të interesuarit. Kjo tregon se administrata e KQZ-së, nuk është përditësuar duke proceduar e-mailat e ardhur nga diaspora. Kjo ka pamundësuar dërgimin e aplikacioneve të reja në KQZ. Duke pasur parasysh edhe afatin e shkurtër për aplikim, mungesën e organizimit të votimit në diasporë, e tani edhe ky problem krijon një sfidë të madhe për diasporën tonë, thotë Lluka.
Sipas tij, pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje garantohet me ligj, prandaj pamundësimi për të aplikuar/ votuar përbën shkelje ligjore. Me këtë neglizhim të qëllimshëm ose jo, diasporës po i pamundësohet e drejta e votës.
“KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante duhet që urgjentisht të zgjidh problemet e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike ose formave tjera deri më sot. Si dhe të lehtësohet procesi i votimit nga jashtë duke e shikuar edhe mundësinë e zgjatjes së afatit kohor për aplikim por edhe mundësit e alternativave tjera.
Votimi i diasporës është tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë në diasporë, por edhe për vetë Republikën tonë”, thuhet në reagimin e Llukës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë