LAJMI I FUNDIT:

Në Vodno të Shkupit për të pestën herë gara “I pari në maje”

Në Vodno të Shkupit për të pestën herë gara “I pari në maje”

Me nisje prej para Muzeut të Shkputir për çiklistë dhe tek shkolla fillore “Koço Racin” për garuesit në vrapim dhe alpinizëm, sot do të mbahet edicioni i pestë i manifestimit më të madh sportiv alpinist në rajon “I pari në maje” në Vodno të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe këtë vit në program janë garat në vrapim alpinis, çiklizëm alpinist, çiklizëm rrugor, si dhe pikniku tradicional në cakun tek maja. Pas përfundimit të garave është paraparë program muzikor dhe ceremoni e shpalljes së fituesve.

Pjesëmarrësit e regjistruar, dje dhe pardje kishin mundësi t’i marrin pakot e tyre garuese në sheshin “Maqedonia”, ndërsa ata të cilët vijnë nga qytetet dhe shtetet tjera këtë e kanë bërë sot nga ora 8 deri 9 tek SHF “Koço Racin”.


Manifestimin e organizon Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në maje” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit dhe me mbështetje të bashkësisë afariste dhe shoqërore./Telegrafi/