LAJMI I FUNDIT:

De në ankand fanella e famshme Maradonës

De në ankand fanella e famshme Maradonës

Ankandi do të fillojë nga një bazë prej 1 milion euro. Kjo është shifra e përcaktuar për një send shumë të çmuar, që përfaqëson një nga momentet më të bukura të historisë së futbollit.

Fanella që Maradona ka veshur me Argjentinën në Botërorin e Meksikë 1986-të, më saktësisht ajo që ka veshur në ndeshjen e luajtur kundër Anglisë, ajo e “Dorës së Zotit” dhe golit më të bukur të të gjitha kohërave, do të nxirret në ankand, në Tokio.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Azteca” kundër Anglisë e ka kthyer Maradona-n në një legjendë. Dinakëria e treguar në golin e parë (i realizuar me atë që sot njihet si Dora e Zotit) dhe aftësia e shpalosur në golin e dytë (si për të dashur t’i tregojë botës se për të ishte më e lehtë të shënonte me këmbë se sa me dorë), kanë shtyrë francezen “L’Equipe” ta përshkruajë argjentinasin si “gjysmë engjëll, gjysmë djall”.


Në finalen e fituar 3-2 kundër Gjermanisë Perëndimore nuk shënoi asnjë gol, por i dhuroi Burruchaga-s asistin për golin e fitores që i dha Argjentinës Kupën e Botës për herë të dytë. Pavarësisht triumfit të “Albiceleste”-s në fund, ka qenë paraqitja ajo çerekfinale kundër Anglisë që i ka bërë të gjithë ta konsiderojnë, akoma sot, lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/