LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se ‘sakrifica’ e PDK-së me postin e kryeministrit nuk e zhgënjeu elektoratin

Krasniqi thotë se ‘sakrifica’ e PDK-së me postin e kryeministrit nuk e zhgënjeu elektoratin

Dhurimi i postit të kryeministrit nga Kadri Veseli tek Ramush Haradinaj është vlerësuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si një sakrificë, që tregon se PDK para interesave personale ka ato shtetërore.

Megjithatë pakënaqësi për këtë akt kanë shprehur anëtarë dhe simpatizant të PDK’së që e duan Veselin në krye të ekzekutivit.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ky veprim nuk zhgënjen elektoratin e Partisë Demokratike të Kosovës.


“Për t’i dëshmuar jo vetëm elektoratit të PDK’së por të gjithë qytetarëve të Kosovës se më i rëndësishëm për PDK-në dhe liderin e saj Kadri Veseli, është Fillimi i Ri për Kosovën, një lëvizje përpara e vendit tonë pas ngecjes së kohëve të fundit sesa pozicioni personal i Veselit. Në këtë kuadër, unë besoj që, edhe nga takimet dhe gjithë komunikimet e ditës që kemi pasë me elektoratin tonë anë e mbanë Kosovës, jo vetëm që është mirëpritur por ne kemi pothuajse një ekzaltim, një mobilizim të jashtëzakonshëm edhe të bazës tonë si Parti Demokratike e Kosovës por edhe të elektoratit të të gjitha partive të koalicionit, duke filluar nga AAK’ja e deri tek partia më e vogël”, tha Krasniqi për Tribuna Channel.

Ai u shpreh i bindur në fitore.

“Sa u përket listave zgjedhore, do të ketë njerëz që me të vërtetë kanë jo vetëm mbështetje nga elektorati por mund t’i ofrojnë institucioneve të vendit qoftë në legjislativ, qoftë në ekzekutiv në të ardhmen pas konstituivit të Kuvendit, një potencial veprues, mbi të gjitha një guxim për vendimmarrje që ka munguar deri më tash dhe mbi të gjitha do të respektohet në përpikëri Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës rreth kandidimit të deputetëve”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori