LAJMI I FUNDIT:

Gorani: Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar

Gorani: Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar

Dukagjin Gorani nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur subjekti që ai përfaqëson po shkon i vetëm në zgjedhje – e jo i vetmuar.

Sipas tij ndryshimi nuk vjen në Kosovë pa Lëvizjen Vetëvendosje, pasi transformimi nuk bëhet nga këto dy koalicionet apo nga aderimet e reja në politikë.


Gorani, në emisionin Politikë në Tribuna Channel, është shprehur skeptik ndaj qëllimit të partive kur prezantojnë aderimet e reja. Sipas tij, këto mund të jenë vetëm për spektakël dhe jo me qëllimin që ta ndryshojnë me të vërtetë shoqërinë në Kosovë.

“Sot fryma e opozitarizmit vjen pothuajse nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka nënvizuar Gorani duke shtuar se vullneti për aktivitet politik është shumëfish më I madh falë Vetëvendosjes.