Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, përpos ministrave, zëvendëskryeministrit, drejtorëve dhe krerëve të disa institucioneve, ka dhe një pike që bën fjalë për regjistrimin e partive politike ne zgjedhje.
Një nga pikat e marrëveshjes mes kreut të PS-së dhe PD-së, ku nënvizohet në mënyrë taksative që partitë të hyjnë secila në zgjedhje, ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël. Sepse, kjo i penalizon rëndë këto parti. Pikërisht pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumëmërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017”.
Kjo do të thotë se nuk ka koalicione parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Dhe, me sa duket Rama dhe Basha janë kujdesur deri në detaje që kjo pikë të shënohet dhe të evidentohet.
Më e penalizuar duket LSI e Ilir Metës, e kaluar në drejtimin e Petrit Vasilit meqë kreu historik i kësaj partie është në “udhëtim” drejt Presidencës. E penalizuar është dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, e cila do të hyjë e vetme edhe ajo në zgjedhje. Kontestimin për këtë marrëveshje PDIU e ka dhënë përmes kreut të grupit dhe numrit dy të saj, Mesila Doda.
Këto dy parti, jashtë koalicionit me partitë e mëdha nuk pritet të marrin rezultatin e menduar. Aq më tepër me këtë sistem proporcional rajonal që favorizon vetëm koalicionet dhe kryesisht partitë e dyta dhe të treta në koalicione. Kjo për shkak se vota në këtë rast maksimalizohet dhe partisë së dytë në koalicion i shtohen votat nga partia e parë, çka përkthehet si mundësi për të siguruar mandate deputeti.
Partitë e tjera të vogla, që nuk kanë peshë elektorale, duken në prag të mbijetesës pasi duke hyrë vetëm në zgjedhje e kanë shumë të vështirë të kalojnë pragun e mbijetesës dhe të hyjnë në Kuvend.
Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla. Në këtë mënyrë LSI, PDIU dhe partitë e tjera të vogla janë të penalizuar nga marrëveshja Rama-Basha, që do të përkthehet me më pak mandate nga aleatët në zgjedhjet e 25 qershorit.
I vetmi “ngushëllim” – nëse Basha e mban fjalën – është se krerët e partive parlamentare të opozitës do të jenë në listat preferenciale të PD. Ndërsa, për partitë e majta që kanë qenë në mazhorancë deri më tani, as që bëhet fjalë pasi i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ dhe janë miratuar. /TemA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje