LAJMI I FUNDIT:

AAK miraton me votë unanime marrëveshjen e koalicionit me PDK-në

AAK miraton me votë unanime marrëveshjen e koalicionit me PDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.

“Pas një debati konstruktiv dhe një mbështetje të fuqishëm për Ramush Haradinaj – Kryeministër i Kosovës, Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhje të ndara, sot me votë unanime kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj”, thuhet ë njoftimin e AAK-së.


Në njoftim më tej është bërë e ditur se organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët./Telegrafi/