LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ivanovi nxiti dhunën në Kuvend më 27 prill (Video)

Xhaferi: Ivanovi nxiti dhunën në Kuvend më 27 prill (Video)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, deklaroi se dhënia e mandatit për formimin e qeverisë së re tregon për kthjellimin e presidentit Gjorge Ivanov pas të gjitha pengesave që i ka bërë këtij procesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Ivanov ka përgjegjësi edhe për ngjarjet më 27 prill në Kuvend ku u ushtrua dhunë mbi deputetët e shumicës së re parlamentare.

Xhaferi tha se pret koordinim mes partive për të caktuar seancë parlamentare ku do të shpaloset program qeveritar dhe do të zgjidhet edhe çështja e zgjedhjeve lokale./Telegrafi/