Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, në televizionin publik të Kosovës, i pyetur nëse kryetarin e PDK-së Kadri Veseli do ta penalizojë e kaluara e tij si udhëheqës i SHIK-ut, ka thënë se ka një shpjegim personal për këtë.
“Dua ta kem parasysh që Kadriu nuk ka qenë shef i SHIK-ut gjatë luftës, por që nga themelimi i luftës ka qenë shumë aktiv dhe e dinë gjithë çka ka bërë dhe nuk ka asnjë pikë të zezë sa i përket luftës që ka bërë”, ka thënë Haliti.
Ai është shprehur se SHIK ka luajtur një rol shumë konstruktiv sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe në shërbim të shteteve aleate.
Ai ka thënë se ka pasur edhe akuza që ai ishte shefi i SHIK-ut.
“Por më vonë doli se unë as që kam qenë anëtar i SHIK-ut, por mendoj se veçanërisht vendet e reja, kanë shërbime, dhe agjenturë brenda përbrenda shtetit. Por, për të siguruar informacion për qeveritë e tyre dhe edhe ky shërbim është formuar për këtë, për t’i dalë ballë rreziqeve që mund t’i vjen Kosovës”, ka thënë Haliti.
Ai është shprehur se ndoshta disa figura të PDK-së janë konsumuar por pikërisht janë ato figura që kanë lëvizur procese.
“Ne kemi një kategori të deputetëve të njohur, por edhe ministra të suksesshëm që kanë lënë gjurmë pozitive”, tha Haliti.
Akuzat e deritashme ndaj njerëzve të PDK-së sipas tij, kanë qenë të pabaza në nivele të larta në qeveri.
Ai ka shtuar se kanë pasur në gjitha legjislaturat deputetë që kanë pasur probleme me drejtësi.
“Askush që ka marrë aktgjykim të formës së prerë nuk ka qëndruar asnjë ditë në parlamentin e Kosovës edhe nga grupi parlamentar i PDK-së edhe nga grupet tjera”, ka thënë Haliti.
Sa i përket akuzave të deputetit në detyrë Anton Quni, Haliti thotë se “ai ka bërë akuzat pa qenë i informuar”.
“Nuk e di nëse ai ka qenë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ai nuk e din cilat kanë qenë betejat dhe qysh janë udhëheq”, tha Haliti.
Ai tha se e di që Quni ishte në Tropojë dhe Koshare dhe se ka bindjet e tij politike.
“Por të akuzosh pa fakte për vrasje e kidnapime njerëzit është e gabueshme. Gabime ka dhe ata që kanë gabuar do të përballen me drejtësinë. Organet tona dhe të EULEX-it do t’i ndriçojnë rast pas rasti dhe duhet drejtësia të veproj dhe të shihet kush dhe për çfarë i ka bërë”, tha ai. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës