LAJMI I FUNDIT:

Prezantueset shqiptare zgjedhin futbollistët?! Thyhet miti, tani iu bëjnë ‘gol’ muzikantët! (Foto)

Prezantueset shqiptare zgjedhin futbollistët?! Thyhet miti, tani iu bëjnë ‘gol’ muzikantët! (Foto)

Ekziston rëndom një ‘mit’ se prezantueset preferojnë futbollistët, kjo thjesht sepse prezantueset në shumicën e rasteve janë edhe vajzat më simpatike dhe më të kuruara të showbizit, ndërsa futbollistët kanë trupa të palestruar dhe janë fiks për fotografi kopertinash!

Mirë po, nëse bëjmë një analizë pak më të thellë ky mit; ose ka rënë, ose nuk ka ekzistuar pasi ka shumë prej vajzave prezantuese të showbiz-it shqiptar të cilat kanë zgjedhur muzikantët dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë ‘gol’ duke pasur në krahë bukuroshet prezantuese, shkruan Blitz.

Luana Vjollca me Adrian Gaxha


Fillimisht akullin e ka thyer Luana Vjollca me Adrian Gaxhën disa vite më parë. Lidhja e tyre u përfol shumë, ndonëse ndjekësit e tyre dëshironin t’i shikonin gjithmonë bashkë, historia e tyre përfundoi dhe ata tashmë kanë lidhjet e tyre të tjera.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Ami dhe Ermali janë një tjetër shembull disi i vjetër tashmë sepse u bënë shumë vite që dyshja simpatike shihen tërë kohës bashkë. Ata e kanë edhe “produktin” e tyre të artit, që quhet Joel ndaj kjo histori mes një prezantuese dhe një muzikanti nuk mund të ishte më e bukur se kaq.

Marina Vjollcës dhe Getoar Selimi

Një rast shumë i freskët që po përfundon madje në martesë, është ajo mes Marina Vjollcës dhe Getoarit të cilët jo vetëm shprehin publikisht ndjenjat e tyre por madje tregojnë se ata funksionojnë shumë si çift. Marina prezantuesja e ëmbël dhe simpatike e Getoari me natyrën e tij shumë ‘rep’, janë shumë të lezetshëm bashkë.

Elita Rudi dhe Gjiko

Elita Rudi dhe Gjiko duket si një histori telenovele. Herë janë bashkë, herë nuk janë bashkë. Ka raste kur e pranojnë dhe ka raste të tjera kur nuk e pranojnë por tashmë nuk mund t’i shohim më të ngarë nga njeri tjetri edhe pse duket sikur pëlqejnë të ‘luajnë’ me ne ndjekësit e tyre.

Bora Zemani & Vin Veli dhe Xhesika Trola & Dj Aldon

Dy çifte të tjera shumë interesante që janë kombinime mes dy prezantueseve të reja dhe dy muzikanteve që në këtë rast janë ‘DJ’ janë çiftet: Bora Zemani dhe Vin Veli si dhe Xhesika Trola me Dj Aldon. Çifti i parë ka një histori dashurie mjaft të konsoliduar dhe fryt i kësaj dashurie është edhe djali i tyre Arbor, ndërkohë që Xhesika dhe Dj Aldo kanë disa vite bashkë por ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë apo martesë.

Në trend Magazina

Më shumë
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Kisha plas me më mbajt peng një djalë tre muaj”, Sara shpërthen në lot pas debatit me Gresën

“Kisha plas me më mbajt peng një djalë tre muaj”, Sara shpërthen në lot pas debatit me Gresën

Magazina
Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës

Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës

Magazina
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Magazina
Kalo në kategori