LAJMI I FUNDIT:

Babai i Astritit, Avni Dehari – kandidat i Vetëvendosjes për deputet

Babai i Astritit, Avni Dehari – kandidat i Vetëvendosjes për deputet

Me afrimin e zgjedhjeve partitë politike kanë nisur përpilimin e listave për kandidatët për deputetë.

Me siguri se garës zgjedhore të 11 qershorit do t’ia mësyjnë edhe kandidatë të rinj.


Burime të Persikopit bëjnë të ditur se në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidat për deputet, do të futet edhe Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sipas këtyre burimeve, ende nuk dihet renditja e Deharit në listë, mirëpo kandidimi i tij thuhet se tashmë është punë e kryer dhe pritet zyrtarizimi i tij dhe të tjerëve si kandidatë në këto zgjedhje.

Afërsia e Avni Deharit me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë evidente përgjatë viteve sa Vetëvendosje është angazhuar në politikë.

Avni Dehari ka qenë i angazhuar politikisht që në moshë të re. Ai ishte anëtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), bashkë me gruan e tij Xhemilen.

Nga viti 1981 deri më 1999 ka jetuar në Zvicër, dhe më pas ishte kthyer në Kosovë me familjen e tij, përfshirë dy bijtë e tij të ndjerë, Astritin e Arbnorin, rrethanat e vdekjes të të cilëve ligjërisht mbeten ende të pasqaruara.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori