Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një muaj pritet të dërgojnë një shtesë prej 130 trupave në Kosovë në përkrahje të KFOR-it dhe NATO-s në luftën për paqe dhe stabilitet, dhe analistët mendojnë se ky është një mesazh për politikanët luftënxitës në rajon, si dhe terroristët.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pjesëtarë të njësive speciale amerikane të batalionit të parë me bazë në Tupelo të trajnuar për reagim emergjent që do të vijnë në Kosovë sapo ata të përgatiten në Fort Hood në Teksas.
Në këtë bazë ushtarët janë dërguar gjatë fundjavës, dhe po siç shkruajnë mediat serbe, ata do të duhet të mësojnë gjuhën serbe dhe shqipe dhe do të njoftohen rreth Ballkanit.
Kur ata të arrijnë në Kosovë do të vendosen si pjesë e njësisë së KFOR-it në njësinë e aviacionit që përdor helikopterë “UH 60 Black hoc” për 10 muaj.
E analisti Dushan Janjiq mendon se ky më shumë është një mesazh politik.
“Në këtë mënyrë, amerikanët në mënyrë të qartë u dërgojnë mesazhin politikanëve lokalë që të mos luajnë me luftën. Vlerësimet e tyre janë se ky rajon u është lënë së tepërmi turqve, NATO-s dhe evropianëve. Gjithashtu, konsiderojnë se Ballkani është në rrezik nga terrorizmi. Kjo do të thotë se kjo pjesë e Evropës nuk do të mbetet me çështje të pazgjidhura të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, por dhe se do të tentohet të reduktohet ndikimi i Turqisë në rajon”, citohet të ketë thënë Janjiq.
E sipas medieve serbe, një mendim të ngjashëm kanë edhe analistët politikë në Kosovë.
Imer Mushkolaj e sheh mbërritjen e trupave amerikane si përgjigje të situatës politike në rajon dhe kërcënimin e terrorizmit.
“Tensionet janë gjithashtu të pranishme në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Kosovë dhe për këtë arsye ky hap i SHBA-ve është i pritur. Kosova është investim amerikan dhe sigurisht se ShBA-të nuk do të lejojnë atë për të shkuar në një drejtim të padëshiruar. Për më tepër, terrorizmi kërcënon gjithë Evropën dhe kjo është një formë tjetër e sigurisë”, citohet të ketë thënë Mushkolaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje