LAJMI I FUNDIT:

Nga sot, komunat e Maqedonisë janë pa mandat

Nga sot, komunat e Maqedonisë janë pa mandat

Nga dita e sotme, kryetarët e komunave dhe këshillat komunal kanë mbetur pa mandat, pasi që u ka tejkaluar. Zgjedhje të reja lokale nuk janë shpallur ende, për shkak të krizës politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto zgjedhje duhej që të mbahen në muajin maj, por për shkak të bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, afati ligjor kaloi për të shpallur zgjedhje të reja.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kërkon nga Kuvendi që sa më shpejtë të miratohet një ligj për funksionimin e tyre deri në zgjedhjet e reja. Një thirrje të ngjashme ka bërë edhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërkaq më herët, Gjykata Kushtetuese nuk ndërmori asgjë për këtë çështje.


Kabineti i kryetarit Xhaferi bëri të ditur se partitë kanë rënë dakord që të përgatitet një propozim-ligj për mbajtjen e zgjedhjeve në tetor, kurse kryetarëve dhe këshillave të tanishëm komunal t’u vazhdohet.

Në takimin e partive politike nuk mori pjesë OBRM-PDUKM-ja, por kjo parti bëri të ditur se në korrik është koha më e përshtatshme për zgjedhjet e reja, megjithëse thonë se të gatshëm janë edhe për tetorin, duke shtuar se ata propozojnë që së bashku të mbahen edhe zgjedhje të reja parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori