LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet teoria konspirative: Avril Lavigne ka vdekur në vitin 2003, ajo që paraqitet si këngëtarja quhet Melissa Vandella (Foto/Video)

Rikthehet teoria konspirative: Avril Lavigne ka vdekur në vitin 2003, ajo që paraqitet si këngëtarja quhet Melissa Vandella (Foto/Video)

Teoria konspirative, sipas të cilës, këngëtarja Avril Lavigne ka vdekur – është rikthyer në media dhe në rrjetet sociale në 15 vjetorin e publikimit të hitit të saj, “Complicated”.

Në bazë të këtyre pohimeve, kanadezja ka bërë vetëvrasje në vitin 2003, menjëherë pas vdekjes së gjyshit të saj.

Kjo ishte dukja e Avril Lavigne “para se të vdiste” në vitin 2003 (Getty Images)

Mirëpo, duke qenë në kulmin e karrierës së saj, kompania incizuese e Lavigne ka angazhuar një femër që ngjante me të, me emrin Melissa Vandella, për ta zëvendësuar – raporton Telegrafi.


Sipas këtyre dhënave, edhe gjatë kohës sa Avril ka qenë gjallë, Vandella ishte angazhuar që të pozonte për fotografët.

Kjo teori është shfaqur disa herë në media në vitet e fundit, ndërsa si shkak i vdekjes është përmendur edhe një aksident gjatë skijimit.

Dallimi në këndet e syve (Twitter)

Ata që e mbështesin këtë teori bazohen në ndryshimet në lëkurën e këngëtares, vijat e nofullës, këndet e syve, stilin e modës, si edhe shkrimin e dorës. Po ashtu, si “fakt” e përmendin edhe një fotografi promovuese me ç’rast në dorën e këngëtares shkruante ‘Melissa’.

Pozimi me emrin ‘Melissa’ të shkruar në dorën e saj

Sido që të jetë, zyrtarisht mbetet që Avril Lavigne është gjallë dhe është po e njëjta këngëtare, dhe thuhet se kjo teori është një prej mashtrimeve të radhës që përhapen në internet. /Telegrafi/

Dorëshkrimi i vjetër dhe dorëshkrimi i ri (Twitter)

“Melissa” është më magjepsëse se “Avril” (Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Kalo në kategori