LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: AAK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti

Lekaj: AAK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti

AAK dhe Nisma të vetmin opsion për koalicion parazgjedhor e kanë AKR-në, ndërsa koalicionet me subjektet tjera ata as nuk i kanë menduar. Kështu ka thënë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili shton se janë në bisedime me AKR-në, por se ende nuk ka asgjë definitive.

“Së bashku me Nismës, jemi në bisedime me AKR-në dhe kaq sa u përket koalicioneve parazgjedhore. Nuk kemi ndonjë risi, por ende nuk është definitive me AKR-në. Nuk kemi menduar dhe nuk kemi kontaktuar me subjektet tjera politike”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.


Ndërsa, sa u përket koalicioneve paszgjedhore, Lekaj thotë se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti dhe se për këtë qytetarët do t’ju tregojnë se me këndë do bëjnë koalicion.

“Pas zgjedhjeve, qytetarët do të na tregojnë se me kë do të bëjmë koalicion, por ne jemi për t’i fituar zgjedhjet. Nuk kemi vija të kuqe, sepse është hipokrizi në një shtet demokratik që të bëhen vija të kuqe. Nuk përjashtohet askush, por ne jemi për t’i fituar zgjedhjet dhe nuk mendojmë fare për koalicionet pas zgjedhjeve, sepse ne së pari do të bëjmë koalicion me qytetarin dhe ata do të na tregojnë se nga do na orientojnë”, ka shtuar Lekaj.

Ndryshe, partitë politike kanë kohë deri nesër në mesnatë t’i tregojnë KQZ-së për koalicionet parazgjedhore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori