LAJMI I FUNDIT:

Google Taimen, telefoni i ri nga Google?

Google Taimen, telefoni i ri nga Google?

Për të pasuar Pixel dhe Pixel XL të 2016, Google thuhet se është duke punuar në tre telefona të rinjë. Muajin e kaluar janë kuptuar emrat e supozuar të këtyre pajisjeve së bashku me faktin që do të fuqizohen nga procesorin Snapdragon 835.

Sot, njëra nga këto pajisje me emër kodik Taimen, është parë në databazën online të Geekbench. Kjo do të thotë që dikush që ka në dorë një prototip të telefonit e ka testuar atë.


Si duket, ky model do të ketë RAM memorie prej 4GB, njejtë sikur modelet Pixel të vitit të kaluar. Sidoçoftë, pajisja pritet të punoj nën sistemin ende të pa-emëruar Android O. Ky version i sistemin operativ është njoftuar por pritet të lansohet vetëm në fund të verës, ose në fillim të vjeshtës.

Thashethemet e kaluara kanë deklaruar se Taimen do të jetë më i madh se Muskie dhe Walleye, dy modelet tjera Pixel që janë në zhvillim e sipër.