LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i lojtarëve, Infantino: Duhet reformë

Transferimi i lojtarëve, Infantino: Duhet reformë

Sistemi i transferimit të futbollistëve duhet të reformohet. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA, Gianni Infantino gjatë Kongresit të 67 të këtij institucioni të mbajtur në Manama të Bahreinit.

“Do të bëjmë propozimet tona”, tha Infantino.

“Duhet të rishohim rregullat për transferimin e futbollistëve dhe gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me këtë proces për ta bërë sa më transparent. Duhet diskutuar me futbollistët dhe klubet. Duhet të gjejmë mundësinë sesi të krijojmë një proces më të mirë. Në çdo sesion të merkatos në botë qarkullojnë mbi 3 miliardë dollarë, një shifër marramendëse parash”.


Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit botëror e bëri vetëm 2 ditë pas kërkesës së bërë nga FIFA për të marrë informacione nga Manchester United për blerjen e Paul Pogba nga Juventus, që është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

Mesfushori francez, u transferua të “Djajtë e Kuq”, për një vlere prej 105 milionë euro, një lëvizje kjo nga e cila, agjenti i tij Mino Raiola përfitoi plot 48 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori