LAJMI I FUNDIT:

Polica demanton mediat serbe se së shpejti priten arrestime në Kosovë

Polica demanton mediat serbe se së shpejti priten arrestime në Kosovë

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në portalet serbe, të cilat duke u thirrur në burime brenda këtij institucioni, kanë publikuar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve, që lidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.

Policia ka mohuar të gjitha këto informacione, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.

Reagimi i plotë i Policisë:


Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, publikon këtë komunikatë në shenjë reagimi ndaj disa portaleve serbe, njëra ndër to Agjencia e lajmeve të Republika Serbska, SERNA, të cilat kinse nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë siguruar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve të ndryshme politike të Kosovës, që ndërlidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.

Një dezinformacion të tillë të portaleve serbe i referohen disa portale vendore dhe rajonale, ndër to edhe agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”,  me shkrimin e titulluar “ Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit.

Policia e Kosovës ri-thekson dhe njëherit ri-konfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformacionet e publikuar në portalet serbe, të cilave ju janë referuar edhe disa portale tjera vendore dhe rajonale.

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk ka asnjë informacion zyrtar në Policinë e Kosovës, lidhur me referimet dhe shkrimet  e pavërteta që thirren brenda burimeve të PK-së, të cilat vlerësohen se kanë për synim dëmtimin e imazhit pozitiv të Policisë së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori