LAJMI I FUNDIT:

Këto janë donacionet e partive politike në Maqedoni (Dokument)

Këto janë donacionet e partive politike në Maqedoni (Dokument)

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), gjithsej 5880 persona dhe disa firma kanë dhënë donacione prej 1 milionë e 880 mijë euro në xhirollogari të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën ditë, pagesë kanë bërë ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, si edhe disa organizatorë të protestave ”Për Maqedoni të Përbashkët”. Ndër donatorët janë edhe lideri i partisë, Nikolla Gruevski, me 30 mijë denarë.

Për LSDM-në ka patur 698 deonacione, kurse deputeti Vlladimir Boçvarski ka dhënë më së shumti, respektivisht, 100 mijë denarë. Lideri i LSDM-së nuk gjendet në listën e donatorëve për këtë parti politike.


Në BDI ka patur 74 donacione nga persona fizik, kurse gjithsej janë mbledhur 227 mijë euro. Ndër donatorët është edhe lideri i partisë, Ali Ahmeti, me 36 mijë denarë. Për këtë parti, donacione kanë dhënë edhe institucione dhe ndërmarrje publike ku BDI-ja ka kuadrot e saj.

Për Lëvizjen Besa donacione kanë dhënë 110 persona, ku Bilall Kasami, koordinator i partisë, ka dhënë 4500 euro.

Opcioni Qytetar për Maqedoninë ka patur 98.230 denarë donacione, kurse e Majta ka patur 35 donacione; PLD ka patur 2.863 milionë denarë, PRSD-ja ka patur një donacion, respektivisht 1.513.163 denarë, edhe atë nga Ministria e Drejtësisë.

Lidhja Demokratike ka patur 788.338 denarë donacione, kurse Partia Liberale afër 300 mijë denarë, nga Stojan Andov dhe Ivon Veliçkovski.

Vlen të theksohet se për një pjesë të donacioneve të OBRM-PDUKM-së, PSP-ja ka hapur procedura parahetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori