LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për takimin e parë: Dy teknika të joshjes që jua garantojnë një takim të dytë

Këshilla për takimin e parë: Dy teknika të joshjes që jua garantojnë një takim të dytë

Takimet e para mund të jenë të mbushura me nervozë, dyshime për vetveten dhe momente të çuditshme

Dalja në takim me shpirtin potencial binjak mund t’ju shtojë presion për të lënë përshtypje të mirë te ta, por jo gjithsesi duhet të ndodh kjo.


Adrenalina e takimit të parë ju mundëson ta takoni një person të ri dhe ta joshni me qëllim që t’i pëlqeni po aq shumë sa ju pëlqen ajo juve.

Por si ta arrini këtë? Si mund ta fitoni një takim të dytë?

Në videon e mëposhtme, të titulluar “How to Seduce Someone on a Date”, kanali i platformës YouTube “The School of Life” shpjegon se joshja e një personi është paksa e çuditshme dhe i ka truqet e veta, transmeton Telegrafi

Në këtë kontekst, joshja ka kuptimin ta bëni dikë t’i pëlqeni aq shumë sa të futeni në një lidhje.

Me qëllim që ta mjeshtëroni artin e joshjes në mënyrë sa më efektive, ju duhet t’i bëni këto dy gjëra: të tregoni se keni lidhje të mirë me vetveten dhe t’ia përçoni partneres faktin se ju e shihni atë me butësi dhe realizëm.

Dikush që ka lidhje të mirë me vetveten i njeh dështimet e tyre dhe tregon se dobësia e tyre menaxhohet në mënyrë të fuqishme. Ndërsa, këshilla e dytë është t’ia shfaqni partneres përmes gjesteve se ju pëlqen mjaft shumë, por duhet t’i bëni hapat ngadalë.

Keni parasysh se këto dy teknika ju bëjnë tejet joshës dhe me siguri se do t’ju ndihmojnë në takimin e radhës.

Mbani mend, duhet vetëm e dhjeta e një sekonde për ta formuar një përshtypje të parë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori