LAJMI I FUNDIT:

Kovac ndihmon pensionistin që ishte duke u grabitur

Kovac ndihmon pensionistin që ishte duke u grabitur

Ish futbollisti i Bayern Munich dhe Juventus, Robert Kovac, ka shpëtuar nga grabitja një pensionist të vjetër.

Atij u tentua t’i vidhen  40 euro,kur Kovac kishte dalë ta shëtiste qenin dhe kishte qëlluar dëshmitarë i një grabitje.

Ish-lojtari i kombëtares kroate e pa rastin dhe e kapi agresorin duke e shtrirë në tokë dhe duke pritur autoritet që ta arrestojnë.


Ai është aktualisht asistent i vëllait të tij Nikos te Eintracht Frankfurt.

Kovac ndihmoi një 72 vjeçar që ishte në një moment jo të mirë.

“Inkurajimi qytetar është gjithmonë i rëndësishëm, por nuk e di se a do ta bëjë këtë një herë tjetër”.

“Varet nga situata, por jam i lumtur që kreva punë”, ka thënë Kovac për Bild. /Telegrafi/