Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se këngëtari dhe prezantuesi, Naim Bunjaku – Xuxi i është bashkuar AAK-së.
“Sot iu bashkua AAK- së njëri ndër zërat më të dëgjuar në Kosovë, Naim Bunjaku Xuxi! Ka ardhur koha për ndryshim!”, ka shkruar Daut Haradinaj në postimin e tij në Facebook.
Ndërkohë, Telegrafi ka arritur të kontaktojë me vet këngëtarin, i cili shprehet se ndjehet i lumtur të jetë pjesë e kësaj partie, simpatizues i së cilës ishte prej kohësh.
“Unë jam fans i madh, simpatizues i Ramush Haradinajt prej kohësh duke parë që ky është momentumi i vendit tonë, kam vendosur që t’i bashkangjitem AAK-së për ta ndihmuar që t’i arrijë qëllimet e saj, që me ardhur në pushtet”, tha Xuxi për Telegrafin.
I pyetur për punën dhe aktivitet që do të zhvillojë brenda AAK-së, Xuxi tregoi se do të merret me çështjet e marrëdhënies me publikun, ndërsa mohoi qëllimet për të kandiduar për deputet.
“Jo, nuk do të kandidoj për deputet. Unë bëj punën time si PR, të cilën di ta bëj më së miri, mundohem që gjithë energjinë time ta shkrijë në këtë drejtim për AAK-në, por asesi nuk do të mbes prapa as me profesionin tim si këngëtar”, tregon më tej këngëtari.
Ndërkohë, i pyetur për projektet e reja në muzikë, Xuxi eliminoi stinën e verës, duke treguar se diçka të re prej tij presim në shtator.
“Besoj në shtator do të vijë me projekte të reja, pasi është edhe stina e vjeshtës, ngase angazhimi në spektaklin ‘The Voice of Albania’ na ka marrë shumë kohë”, përfundoi Xuxi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë