LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: PDK ende nuk ka një vendim për mocionin e opozitës

Hoxhaj: PDK ende nuk ka një vendim për mocionin e opozitës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë  se PDK-ja ende s’ka marrë vendim se si do ta trajtojë mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë, porse ajo që është e sigurt, sipas tij, Kosovës i duhet një fillim i ri.

“Ne ende s’kemi një qëndrim se në çfarë forme do të sillemi me mocionin e opozitës”, pohoi Hoxhaj, duke shtuar se “kam përshtypjen që Isa Mustafa s’ka marrë mbështetje brenda partisë së tij”.

Sipas nënkryetarit të parë të PDK-së, mungesa e vendimmarrjes në këtë koalicion qeverisës brenda PDK-së ka krijuar idenë se vendit i duhet një fillim i ri, porse si do të vije ai, ka thënë se do e diskutojnë në parti.


“Duhet ta kemi një start të ri, por si do të duket ai është përtej pikëpamjes time. Të mërkurën në mëngjes do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, mbledhje që do t’i japë drejtim zhvillimeve të vendit në të ardhmen”.

“Një koalicioni nuk matet vetëm me qëllime të mira, por me rezultate konkrete dhe pritja më e madhe e qytetarëve është liberalizimi i vizave. Prandaj vendi duhet të ketë një shtysë të re.  Ta kemi një ristart, një fillim të ri, por këto janë çështje që duhet të formësohen në parti”, tha Hoxhaj në Zona B të Klan Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori