LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Nuk zmbrapsemi nga trysnitë ndërkombëtare për çështjen e emrit të Maqedonisë

Kotzias: Nuk zmbrapsemi nga trysnitë ndërkombëtare për çështjen e emrit të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar se vendi i tij e mbështetë stabilitetin e Maqedonisë, por nuk do të zmbrapset nga kërkesa për emrin nga asnjë trysni ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Nuk e di kush kujt dëshron t’i bëjë trysni, të gjithë e dijnë se nuk nënshtrohemi ndaj trysnive dhe se nuk zmbrapsemi nga ajo që mendojnë se është e drejtë për interesat e popullit tonë dhe për vlerat dhe parimet evropiane”, ka deklaruar Kotzias për ”Rial News”./Telegrafi/