LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nëse dalim zgjedhje, ne do të fitojmë

Mustafa: Nëse dalim zgjedhje, ne do të fitojmë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj ka shënuar sot 27 vjetorin e themelimit. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

“Kemi një vizion të qartë se ku do ta çojmë Kosovën. Kosova për ne është një Kosovë evropiane, është Kosovë në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe një Kosovë e drejtuar nga perëndimi, tjetër drejtim ne nuk kemi”, tha ai.

Mustafa foli edhe për progresin e arritur në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se “në këtë qeverisje është arritur norma më e lartë të zhvillimit ekonomik në rajon dhe se këto të arritura, janë rezultat dhe përgjegjësi e të gjithë Qeverisë”.


“Kemi ndërmarrë reformat më të mëdha fiskale dhe më të suksesshme që ka marrë ky vend. Kemi siguruar buxhetin më të madh në histori. Kemi krijuar marrëdhëniet më të mira me institucionet financiare ndërkombëtare. Kemi luftuar dhe po luftojmë pa kompromis krimin dhe korrupsionin në vend dhe dikujt po i vjen mërzi, por ne nuk do të ndalemi dhe nuk frikësohemi në asnjë rast. I kemi ndërmarrë politikat sociale më të mira gjatë kësaj periudhe, i kemi rritur pensionet dhe kemi bërë që ato të jenë dinjitetshme. Kemi rritur ndihmat sociale, iu kemi siguruar veteranëve të luftës që ata t’i marrin pensionet në këtë mandat qeverisës. I kemi kthyer popullsisë dhe bizneseve 400 milionë euro obligime që i kanë pasur”, tha Mustafa.

Më tej, lideri i LDK-së tha se rezultatet evidente të arritura deri më tani, “në qeverisjet e ardhshme të LDK-së në të gjitha nivelet do të jenë edhe më të mëdha”.

“Ky vend do të përfitojë, sepse do ta zhvillojmë në mënyrë ekonomike. Nuk do të lemë që paratë publike të shkojnë në xhepat private; do ta përmirësojmë pozitën e pensionistëve; do ta përmirësojmë pozitën e nxënësve, do ta përmirësojmë pozitën e gruas, do ta përmirësojmë pozitën e të rinjve”, tha ai. “Ne duhet të marrim vendimin për liberalizimin e vizave. Nëse dikush prej jush mendon se ka dikush të drejtë t’i mbajë qytetarët në izolim, ngriteni dorën këtu dhe ne dorëzohemi para vullnetit tuaj. Në qoftë se jo, atëherë ne do të dorëzohemi para vullnetit tuaj që të marrim vendim që këta qytetarë t’i nxjerrim nga izolimi”!

Ai foli po ashtu për mocionin e opozitës duke theksuar se LDK nuk i frikësohet aspak këtyre iniciativave dhe se LDK është plotësisht unike.

“Ne s’kemi çka të shqetësohemi prej asnjë kërkese, prej asnjë iniciative politike, sepse kështu si jemi edhe sonte nëse dalim në zgjedhje kemi me i mund”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori