LAJMI I FUNDIT:

Curri kërkon fitoren e radhës

Curri kërkon fitoren e radhës
????????????????????????????????????

Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit në javën e 29-të të kampionatit elitar në Kosovë.

Mbrojtësi i Prishtinës, Debatik Curri kërkon që skuadra e tij të vazhdoj me fitore edhe ndaj Llapit.


Ai ka treguar për faqen zyrtare të klubit se ka shumë mungesa, por që dëshirojnë të vazhdojnë me fitore.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe na duhet edhe për vazhdimësi të rezultateve pozitive”.

“Por, edhe pse do të jetë shumë vështirë, edhe pse kemi mungesa, do të tentojmë t’i zëvendësojmë në mënyrën më të mirë dhe nëse angazhohemi sikurse në ndeshjet e kaluara atëherë do të fitojmë edhe tre pikë jetike”, ka thënë Debatik Curri. /Telegrafi/