LAJMI I FUNDIT:

UP: Heqja e flamurit kombëtar ka qenë veprim aksidental i zyrtares së arkës

UP: Heqja e flamurit kombëtar ka qenë veprim aksidental i zyrtares së arkës

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka sqaruar heqjen e flamurit kombëtar nga salla e senatit në Rektoratin e UP-së, duke thënë se ka qenë një veprim aksidental dhe i paqëllimshëm.

UP, nëpërmjet një komunikate thotë se si pasojë e një veprimi aksidental dhe të marrë në mënyrë vetjake, pa u konsultuar me asnjë anëtar të Menaxhmentit të UP-së, nga zyrtarja e arkës, Zelfije Abdyli,”vatra kryesore e dijës në këtë vend po përballet me akuza të rënda dhe keqinterpretim veprimi nga disa medie dhe individë të caktuar”.


“Përkundër këtij rasti tërësisht të paqëllimshëm, u sigurojmë që Menaxhmeti i UP-së e ka trajtuar këtë rast dhe ka marrë masat e duhura në lidhje me të. Në anën tjetër, Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ndjehet i fyer nga këto akuza në lidhje me pretendimin për heqje të qëllimshme të flamurit Kombëtar, kur dihet që këtë simbol të shenjtë shtetëror e mban me krenari në zyrën e tij rektori Marjan Dema, si dhe ky flamur simbol i lirisë kombëtare valëvitet në secilën pjesë të kampusit të Universitetit më të vjetër në vend”, thuhet në sqarimin e UP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori