LAJMI I FUNDIT:

Enca po sjell album (Foto)

Enca po sjell album (Foto)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është duke punuar në disa projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell brenda pak ditësh.

Kësaj here, këngëtarja ka treguar se bëhet fjalë për një projekt gjigant, siç është albumi.

Përmes një fotografie të publikuar në InsaStory, Enca shkruan se albumi i saj i ri, njëherësh i pari në karrierën e saj, vjen për fansat javën e ardhshme.


Ndërkohë javë më parë, Enca paralajmëroi se do të sillte në treg edhe këngën e saj më të re me titull “Bari”, mirëpo ende nuk ka bërë të ditur saktë datën e lansimit të këtij projekti. /Telegrafi/