LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Procedimi i Demarkacionit në Kuvend s’mund të ndodhë para mocionit të votëbesimit të Qeverisë

Opozita: Procedimi i Demarkacionit në Kuvend s’mund të ndodhë para mocionit të votëbesimit të Qeverisë
Foto: Ilustrim

Zhvillimet politike në vend kanë hyrë në fazën e nxehtë, sidomos tash kur u bë e ditur se Qeveria e Kosovës të hënën do ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi – dy ditë para seancës kur pritet të votohet shkarkimi e kësaj Qeverie.

Vendimi për procedimin e Demarkacionit në Kuvend erdhi pas një bisede të kryeministrit Isa Mustafa me zëvëndësndihmëssekretarin e SHBA-ve, HoytYee.

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet të hënën, kur do ta procedojë zyrtarisht marrëveshjen për Demarkacion në Kuvend. Mirëpo, ende nuk dihet se a do të ketë seancë të Kuvendit në po të njëjtën ditë – pra, për votim të Demarkacionit.


Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për Telegrafin se për procedimin e Demarkacionit në Kuvend merret Qeveria.

“Qeveria merret me këtë punë. Ata duhet të deklarohen për këtë. Ky është veç një njoftim e unë nuk mund të them asgjë”, tha Gashi.

Në partitë opozitare thonë se procedimi i Demarkacionit në Kuvend, është lojë e rrezikshme për vendin, “kur dihet që ka kundërshtime të fuqishme të opozitës dhe disa deputetëve të pozitës”. Kështu shprehet për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

“Mustafa nuk do të ketë gjasa ta procedojë Demarkacionin në Kuvend, pasi së pari do të jetë seanca për mocionin e votëbesimit të Qeverisë”, thotë ai.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje shprehen se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket qëndrimeve të tyre ndaj Demarkacionit.

“Mjafton t’i referoheni deklarimeve tona të më hershme. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Ndërkaq, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën thotë se vendimi i Mustafës për ta proceduar demarkacionit në Kuvend – disa orë pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit nga opozita – dhe caktimit të seancës për të hënën “është dëshmi se për të më i rëndësishëm është pushteti se territori i Kosovës”!

“Në atë seancë deputetët do të jenë para një momenti historik: Të heqin dorë nga një pjesë e territorit të Kosovës apo të heqin qafe këtë Qeveri. Unë e kam bindjen se në Kuvendin e Kosovës ka mjaftë deputet për të cilët më i rëndësishëm është territori i Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
Kalo në kategori