LAJMI I FUNDIT:

Mazzone: Totti, një drejtues i madh i Romës

Mazzone: Totti, një drejtues i madh i Romës

Legjenda e Romës, Carlo Mazzone beson se Francesco Totti “do të bëhej një drejtues i shkëlqyeshëm i klubit”, por gjithashtu beson se mund të vazhdojë të luajë ende.

Dje (e mërkurë) drejtori i ri sportiv i Giallorossëve, Monchi njoftoi se do të jetë sezoni i fundit i Tottit si një lojtar profesionist, duke hapur derën për një rol të ri prapa skenave.

Megjithatë, vetë Totti nuk ka bërë asnjë koment për këtë pensionim të dukshëm dhe mund të ketë ardhur madje edhe si një befasi për 40-vjeçarin.


Legjenda e klubit romak, Mazzone, ka theksuar se i vjen keq të dëgjoj për pensionimin e Tottit, por sipas tij 10-shi i Romës do të bëhej një drejtues i shkëlqyeshëm i skuadrës.

“Më vjen keq ta dëgjoj këtë”, ka thënë ish-trajneri i Romës dhe mentori Mazzone për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di pse është bërë ky vendim. Mendoj se ai ka përvojë për tu bërë një drejtues i madh i klubit, pasi e njeh aq mirë botën e futbollit”.

“Kam një marrëdhënie të madhe me të, me familjen dhe miqtë e tij. Në të kaluarën i dhashë shanset që të luaj me lojtarë të tjerë, në mënyrë që të provonte se çfarë mund të bënte”, përfundoi legjenda romake. /Telegrafi/