LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM mohon spekulimet për tërheqjen e Gruevskit nga kreu i partisë

OBRM-PDUKM mohon spekulimet për tërheqjen e Gruevskit nga kreu i partisë

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja mohon zërat e përhapur nga disa media për ndryshime në kreun e kësaj partie, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, Nikolla Gruevski është politikan që gëzon mbështetjen e Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv të partisë, por edhe është më i besueshëm në popull.

OBRM-ja e akuzon Zaevin se shpërndanë informata të rrejshme te mediat, siç thonë, që janë nën kontrollën e Soros-it, për të shpërqëndruar vëmendjen e qytetarëve ndaj vendosjes së falmurit të Shqipërisë në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/