LAJMI I FUNDIT:

Zonja mbretëron, e pushton edhe Monacon (Video)

Zonja mbretëron, e pushton edhe Monacon (Video)

Juventusi ka bërë një hap gjigant drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur me rezultat 2-0 Monacon në Stade Louis II.

Sfida filloi në një atmosferë impozante të krijuar nga tifozët vendas, por edhe ata mysafir.

Ambientin e ngrohtë e pushtoi princesha Charlenne, e cila ishte në tribuna bashkë me princ Albertin për të përcjellë spektaklin Bianconer.


Ndeshja filloi me dy takticienët që bënë ndryshime, sidomos Allegri, i cili aplikoi Dani Alvesin në sulm, një lëvizje taktike e treguar më se e qëlluar për mysafirët nga Torino.

Tempo e lojës ishte mjaft intensive nga fillimi, ku Monaco e kishte edhe rastin e parë serioz.

Në minutën e 16-të ishte Kylian Mbappe ai që huqi një mundësi të jashtëzakonshme pasi pranoi një krosim précis në zonë. Goditja e tij u ndal lehtësisht nga Buffon, i cili mbeti pa pranuar në fazën e nokautit.

Juventusi pas kësaj mundësie filloi të kontrollonte edhe më shumë lojën, derisa edhe shënoi.

Në minutën e 29-të ishte një super aksion i nisur me thembër nga Paulo Dybala që pasoi me një depërtim që po ashtu rezultoi me një pasim me thembër nga Alves, për të vënë Higuainin në mënyrë mjeshtërore para golit duke shënuar për 1-0 dhe epërsinë e rëndësishme të Zonjës së Vjetër.

Deri në fund të pjesës së parë Juventusi pati edhe një mundësi të artë, por nuk shfrytëzoi.

Me të nisur pjesa e dytë, Monaco filloi furishëm duke kërkuar golin e barazimti.

Buffon si në rininë e tij të hershme arriti të bëjë një intervenim të shkëlqyer duke mohuar një gol të sigurtë të Falcoas (47’).

Teksa Monaco avansonte, ishte Juventusi që tentoi të shfrytëzonte nga kundërsulmet.

Claudio Marchisio shpërdoroi një super mundësi kur doil përballë portierit Subasic, i cili me këmbë në mënyrë spektakolare ndali goditjen e ulët të italianit (54’).

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë i Juventusit.

Në minutën e 59-të pas një kundërsulmi në krah të Dani Alves ishte pikërisht anësori ai që me një krosim milimetrik gjeti Higuainin, që realizoi për 2-0 nga afërsia.

Në minutën e 75-të Monaco tentoi që të ngushtonte epërsinë, por Bernardo Silva nuk u tregua i sakt pas depërtimit të tij.

Deri në fund Juventusi e balancoi lojën dhe nuk lejoi ndonjë befasi.

Me këtë fitore me rezultat 2-0, Juventusi ka një përparësi të jashtëzakonshme për ndeshjen kthyese në Juventus Arena, ku pos fitores, ka edhe avantazhin e golave si mysafir, çka e detyron Monacon të fitojë 3-0 për t’u kualifikuar ose të fitojë 2-0 për të siguruar së paku vazhdimet.

/Telegrafi/

https://twitter.com/JuveBillz/status/859860416951877632

Në trend Sport

Më shumë
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

La Liga
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Kalo në kategori