LAJMI I FUNDIT:

Tyson ndërhyn në intervistën e mikut të tij në radio, për ta sfiduar sërish Joshuan (Audio)

Tyson ndërhyn në intervistën e mikut të tij në radio, për ta sfiduar sërish Joshuan (Audio)

Tyson Fury edhe një herë e ka bërë të qartë se është i gatshëm që të përballet me Anthony Joshuan sa më shpejtë që të jetë e mundur. 

Ish-kampioni i botës është duke u stërvitur me mikun e tij, Billy Joe Saunders, në Marbella të Spanjës dhe planifikon t’i kthehet boksit.


Fury nuk ka zhvilluar asnjë meç prej se e mposhti Wladimir Klitschkon në një fitore të papritur në vitin 2015. Mirëpo, për shkak të problemeve mendore dhe abuzimit me substanca narkotike u tërhoq nga sporti për arsye shëndetësore.

Rrëzimi i Klitschkos nga Joshua (Getty)

Ndërsa pas triumfit të Joshuas para 90.000 njerëzve në Wembley, boksieri nga Mançesteri nuk humbi kohë për ta sfiduar kampionin e ri.

“Jam i sigurt se mund ta mposht Anthony Joshuan me njërën dorë të lidhur pas shpine. Nuk kam nevojë as për nxehje… Ta kemi të qartë, unë jam numri 1 në këtë kategori”, pati deklaruar Fury për Sky News duke shtuar se Joshua e mposhti një “plak” (duke iu referuar 41-vjeçarit Klitschko).

Fury zotohet se do të luftojë me Joshuan dhe “do t’i jep botës luftën më të madhe në 500 vite”
Lexo po ashtu Fury zotohet se do të luftojë me Joshuan dhe “do t’i jep botës luftën më të madhe në 500 vite”

Ndërsa tani, ai e ka përforcuar deklaratën e tij duke ndërhyrë në intervistën e Billy Joe Saunders në talkSPORT.

“Mbreti është kthyer”, ka bërtitur ai në prapavijë që dëgjohet në xhirimin e mëposhtëm.

“Joshua është një njeri dhe boksier i mirë. Mendoj se ai dhe Tyson do të bënin histori. Tyson tashmë e ka thënë se nuk ka nevojë për nxehje paraprake, të shkojmë direkt dhe ta zhvillojmë duelin”, është shprehur Saunders. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori