LAJMI I FUNDIT:

LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza të ndërsjella

LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza të ndërsjella

LSDM sot përmes një komunikate ka kumtuar se kryekuvendari i ri, Talat Xhaferi është zgjedhur nga shumica parlamentare sipas mënyrës ligjore dhe legjitime në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën si dhe ka mbështettjen e faktorit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia poashtu porositin se vullneti i 700 mijë qytetarëve është shprehur në zgjedhjet kredibile. Vullneti i shumicës ka filluar të zbatohet në zgjedhjen e kryetarit të ri, kurse do të vazhdojë me formimin e shpejtë të Qeverisë reformuese, gjithashtu sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, njofton AIM.

Nga ana tjetër partia e Nikolla Gruevskit, OBRM-PDUKM, porositë se koha është që LSDM të kthjellët dhe të kuptojë se populli me asnjë çmim nuk do të lejojë që të shiten interesat shtetërore dhe kombëtare, sepse populli e do vendin e tij dhe nuk do të tregtojë me të.


Poashtu në komunikatë shtohet se LSDM edhe njëherë dëshmoi se nuk i intereson as populli, as shteti. /Telegrafi/